Ristani: Në 6 dhjetor në protestë për t’i treguar BE-së se në Shqipëri ka një forcë politike që lufton për demokracinë

schedule19:20 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 19:20 - 1 Dhjetor, 2022

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, në një lidhje me “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka folur mbi protestën e thirrur nga PD në datë 6 dhjetor ditën kur liderët e BE vijnë në Tiranë.

Ristani tha se protesta do të jetë paqësore dhe do të bëhet për t’i treguar Europës se në Shqipëri ka një forcë që lufton për mbrojtjen e demokracisë dhe është kundër regjimit të instaluar.

Sipas tij organizatorët duhet të tregojnë kujdes që mos preket perimetri i sigurisë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Berisha ka deklaruar sot se protesta do të mbahet pavarësisht se nuk ka leje,. Rama ka paralajmëruar se kjo bie ndesh me masat e sigurisë. Çfarë duhet të kuptojmë ne kur Berisha thotë që do të jetë protestë paqësore?

Ristani: Kur flitet për fenomene të caktuara ne duhet t’i referohemi ligjit, i cili flet qartë. Kushtetetut5a e Shqipërisë e parashikon të drejtën e tubimit si të drejtë të qytetarëve, e cila nuk mund të kufizohet. Çdo referencë që thotë nuk ka leje, është e gabuar. Sa i përket masave të sigurisë policia do të bëjë punën e vet, organizatorët do të bëjnë kujdes që perimetrat të jenë të paprekura.

Xhokaxhi: Liderët e BE vijnë në një vend që nuk është vend anëtar i BE, a mund të përkthehet kjo si protestë ndaj tyre?

Ristani: Protesta nuk ka se si të jetë ndaj tyre, protesta është kundër regjimit. Protesta është për ta çuar zërin edhe tek ata, për të treguar që në Shqipëri ka një forcë politike dhe se demokracia ende nuk ka dhënë shpirt. Është për tu treguar europianëve që po e mbajmë demokracinë edhe në kundërshti me regjimin.

Xhokaxhi: Nëse kemi parasysh atë që ka thënë mazhoranca, sa e rrezikon opozita të marrë një kosto shtesë?

Ristani: Pikërisht për të pamundësuar një gënjeshtër të madhe për shkak të bashkëbisedimit direkt të qeverisë me partnerët, prandaj mbahet një tubim i tillë për të treguar që PD është proeuropiane, është kundër Shqipërisë së gomoneve, kundër korrupsionit, kundër kthimit të Shqipërisë në një vend ku shpërndahet kokaina në të gjithë Europën, këtë duam të bëjmë të qartë dhe në mënyrë të pa ekuivokë, për tu treguar se ku po e çon Rama Shqipërinë.

Xhokaxhi: PD edhe në këtë rast shfaqet e ndarë në dysh, pjesa e deputetëve të Alibeajt nuk do të jetë pjesë e këtij tubimi, çfarë është kjo për ju?

Ristani: Një vend ku pavarësisht se çfarë thotë Berisha apo PD e thotë e gjithë Europa që Shqipëria është vendi më i korruptuar në Europë. Kjo pjesë e opozitës është kapur nga korrupsioni.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!