Ristani: Janë bërë ndryshime thelbësore në Kod, ligji i ri kufizon kryeministrin dhe zyrtarët e tjerë

schedule19:52 - 17 Dhjetor, 2020

schedule 19:52 - 17 Dhjetor, 2020

Ish kryetari i KQZ-së Arben Ristani i ftuar në studion Radar në ABC është shprehur se vendimi i fundit që ndalon pjesëmarrjen e kryeministrit dhe të zyrtarëve të tjerë të administratës shtetërore të marrin pjesë në promovimin e projekteve të ndryshme.

Sipas Ristanit sipas këtij ligji këto kufizime që nga katër muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ka ndalesa për veprimtari të caktuara deri te dhënia e dëmshpërblimeve rritjen e pagave, ka kufizim për kryeministrin, kryebashkiakët, të gjithë titullarët që të marrin pjesë në promovimin e projekteve.

“Ai nuk është një dokument por një material pune që do të kalojë për shqyrtim dhe për miratim. KQZ-ja nuk është më siç ishte por me kodin e ri zgjedhor është i ndarë në tre grupime, dhe një nga to është komisioni që merret me hetimin e akteve nënligjore. Është ky komision kompetent për këto akte. Është herët për të folur për këtë draft, pasi fillimisht duhet të kalojë në komision. Kodi zgjedhor i riu i miratuar parashikon të drejtën e këtij komisioni për të vendosur detyrime për organe të reja hetimore. Është komisioni qendror zgjedhor që do të vendosë se cilët janë veprimtaritë e ndaluara dhe cilat jo.

Akti është në bazë të ligjit dhe është e sigurt se do të ndodhë ashtu dhe pse gjatë shqyrtimit mund të dalin elementë të ndryshme, ligji këtë herë parashikon këto kufizime që nga katër muaj para zgjedhjeve deri në formimin e qeverisë së re ka ndalesa për veprimtari të caktuara deri te dhënia e dëmshpërblimeve rritjen e pagave, ka kufizim për kryeministrin, kryebashkiakët, të gjithë titullarët që të marrin pjesë në promovimin e projekteve. Kjo është një projekt që ju intereson të gjithë shqiptarëve.

Lufta është bërë kur është miratuar ligji, pasi të gjithë këto përcaktime i ka ligji, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përcakton sanksionet konkrete në lidhje me këtë. Klima në këto zgjedhje ka qenë bashkëpunuese deri në momentin që u miratuan ndryshimet në kodin zgjedhor të cilat kanë cenuar betejën elektoral, ajo tashmë është bërë me fuqi ligjore debati i madh ka qenë për mënyrën se si sillet policia, dhe organet përkatëse dhe që kanë qenë debate të përhershme dhe janë bërë risi te kodi i sotëm. Tashmë janë bërë ndryshime thelbësore në këtë kod”, është shprehur Ristani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!