Risia e re e Facebook, integron bashkë Messenger, WhatsApp dhe Instagram

schedule09:24 - 8 Korrik, 2020

schedule 09:24 - 8 Korrik, 2020

Pavarësisht se është përfolur prej kohësh, duket se projekti i Mark Zuckerberg për të integruar së bashku Messenger, Whatsapp dhe Instagram po merr udhë. Puna në tre platformat e mesazheve ka filluar, duke marrë parasysh disa ndryshime të bëra në kodin që i bën të funksionojnë këto aplikacione.

Facebook do të mund të ketë të dijë se cilat kontakte ka bllokuar përdoruesi në aplikacionin WhatsApp. Sipas Fanpage.it, Instagram duket se ka një azhurnim estetik dhe funksional, i cili do të lejojë jo vetëm të dërgohen mesazhe si në Messenger, por edhe të zhvillohen biseda me përdoruesit e Facebook-ut, të cilët nuk janë të regjistruar në këtë rrjet social, shkruan abcnews.al.

Për përdoruesit, ndryshimet nuk janë ende të aksesueshme, por mund të ndodhin gjatë javëve të ardhshme. Kjo është konfirmuar nga vetë drejtuesit e kompanisë, por deri më tani nuk ka rezultate konkrete mbi procesin e integrimit. Megjithatë, ky projekt mund të mos pritet mirë nga shumë përdorues, por ende nuk dihet nëse do të kenë mundësinë të mos e aplikojnë këtë ndryshim.

Sidoqoftë, gjërat kanë filluar të ndryshojnë në këto javë, kur brenda kodit WhatsApp, Instagram dhe Messenger kanë filluar të shohin indikacione mjaft të qarta se aplikacionet individuale do të jenë në gjendje të operojnë me materiale që vijnë nga të tjerët. /abcnews.al