Risia e Champions League, UEFA formon juri profesioniste për çmimin

schedule18:50 - 18 Shkurt, 2020

schedule 18:50 - 18 Shkurt, 2020

Sonte rikthehet Champions League dhe dy duelet e parë të raundit të 1/8 janë Atletico Madrid-Liverpool dhe Borussia Dortmund. Dy ndeshje shumë të forta dhe spektakolare, teksa UEFA vjen me një risi për dy ndeshjet e sotme.

Qeveria europiane e futbollit ka vendosur të shpërblejë lojtarët më të mirë të ndeshjeve. Çmimi zyrtar “Lojtari më i mirë i ndeshjes” do të jepet nga një juri e vëzhguesve teknike. Pjesëmarrja në momentet e rëndësishme të ndeshjes, pjekuria taktike, kreativiteti, frymëzimi, gjestet teknike dhe ato të ‘fair-play’, janë pikat ku do të bazohen anëtarët e jurisë për të zgjedhur më të mirët.

UEFA ka publikuar listën e ish-futbollistëve të njohur që do të jenë pjesë e jurisë vlerësuese: Cosmin Contra, Aitor Karanka, Robbie Keane, Phil Neville, Gareth Southgate, Gines Melendez janë disa prej tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!