Risi në teknologji/ One Albania i zbulon në INFOCOM

schedule15:53 - 8 Nëntor, 2023

schedule 15:53 - 8 Nëntor, 2023

Infocom konferenca më jetë gjatë mbi teknologjinë dhe novacionin, u rikthye këtë të martë, me mbështetjen e One Albania. Për herë të njëmbëdhjetë ky event ka shërbyer si një pikëtakim për të apasionuarit pas teknologjisë, duke mbledhur profesionistë e sipërmarrës, dhe duke ofruar një platformë fantastike për të mësuar, ndarë ide dhe për t’u bërë gati për të ardhmen e pritshme.

I pranishëm ishte Drejtori Ekzekutiv i One Albania, Brano Djurovic, i cili theksoi rëndësinë e forumeve të tilla për të gjallëruar njohuritë mbi zhvillimet më të fundit dhe rolin kyç që korporatat si One Albania mund të luajnë në këtë rrugëtim të teknologjisë.

“Ne jemi pjesë e grupit  4iG  që na ka hapur  dhe mundësi të reja për inovacion në bazë dhe të tendencave të grupit , që kanë të bëjnë me shërbimet e sigurisë kibernetike, zgjidhjeve teknologjike,  duke parë dhe pjesën e rritjes së kërcënimeve  kibernetike dhe gjithë debatit me kompanitë private për të siguruar rrjet më të sigurt për të mbështetur bizneset dhe për të mbrojtur autonominë në kohë të  vështira. Ne kemi plane të forta dhe solide për të sjellë 5 G në Shqipëri  dhe për të përdorur këtë mundësi për operatorët celularë”

Në konferencë referuan gjithashtu  një grup folësish të njohur me ndikim, si sipërmarrësi ndërkombëtar Habib Leseviç, eksperti i inovacionit Frederico de Simoni, dhe akademikja Anstasiya Kizima nga Universiteti i Oksfordit. Të pranishëm ishin dhe kërkuesi i njohur Ilir Çapuni dhe Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore  Arbjan Mazniku

Këta lider në fushat e tyre ndanë me audiencën perspektivat më të reja dhe aplikimet më të prekshme të teknologjisë në jetën e përditshme, duke trajtuar çështje të tilla si siguria kibernetike dhe inteligjenca artificiale.

Konferenca shënoi një interes të veçantë për “hackathon”, një aktivitet ku zgjuarsia dhe aftësitë e studentëve të rinj në kodim u testuan në mënyrë sfiduese. Pjesëmarrësit u inkurajuan të thyenin kodet dhe t’i shfaqnin aftësitë e tyre në një atmosferë bashkëpunimi, duke pasur mundësinë për të fituar çmime.

INFOCOM dhe roli i One Albania në këto konferenca janë thelbësore për të  krijuar forume bashkëpunimi  mes liderëve të teknologjisë dhe gjeneratës së ardhshme të novatorëve, të cilët po ndryshojnë realitetin teknologjik jo vetëm në vendin tonë, por edhe më gjerë në skenën ndërkombëtare./abcnews.al