Shqipëria U21 luan me Andorrën dhe Bullgarinë, më 4 dhe 8 qershor, dhe trajneri Alban Bushi ka dalë para mediave dhe u është përgjigjur pyetjeve të ndryshme të gazetarëve.
Më parë është shpërndarë edhe lista e lojtarëve që do të jenë nën urdhrat e tij për këto dy duele. Bien në disa lojtarë nga kampionati shqiptar, me portierin Vokli Laroshi të Turbinës i pari.
Për mbrojtjen Bushi ka ftuar Dragoshin, Markun dhe Ismajgecin nga Superiorja. Nuk mungon as Çelhaka i Tiranës, kurse në sulm janë ftuar edhe Tedi Cara e Mario Gjata. Risi është edhe Kosta Vangjeli, i Skënderbeut.
Shumica e lojtarëve vijnë nga kampionatet jashtë vendit dhe mes tyre bie në sy edhe “blerja” e mbrojtësit Ramen Çepele, i cili më parë është grumbulluar edhe nga kombëtarja e madhe. Më poshtë lista e plotë: