Më shumë para bujqësisë/ Rishikohet buxheti, rritet fondi për suvencione për fermerët

schedule12:25 - 28 Gusht, 2024

schedule 12:25 - 28 Gusht, 2024

Buxheti i shtetit parashikohet të arkëtojë më tepër para gjatë këtij viti duke arritur vlerën totale prej 713.7 miliardë lekësh.Të ardhurat në buxhet janë rishikuar me rritje në vlerën e 27 miliardë lekëve. Ministri i financave Petrit Malaj pas mbledhjes së qeverisë  u shpreh se rishpërndarja e fondeve do të behët për disa sektorë të rëndësishëm  si për skemën e granteve të fermerëve apo kujdesin shëndetësor.

“Kemi rishikuar buxhetin e vitit 2024, duke rritur të ardhurat për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë. Këto shtesa janë menduar të shpërndahen në sektorët që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe ato që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik. Më konkretisht, kemi rritur financimet shtesë për ministrinë e Bujqësisë me 500 milionë lekë për skemën e granteve të fermerëve.

Kemi rritur 200 milionë lekë për ministrinë e Shëndetësisë për projekte të shërbimit të kujdesit parësor dhe dytësor dhe për ministrinë e Brendshme me 1.3 miliardë lekë për kompensimin ushqimor të policisë, krahas orëve shtesë të punës dhe fondet për ministrinë e Arsimit me 300 milionë lekë për shpërblimin e sportistëve që kanë arritur rezultate të mira”.

Një shtesë fondesh parashikohet të marin edhe ujsjellës –kanalizimet si dhe ministria e brendshme.

“Kemi rritur financimet dhe për Ujësjellës Kanalizimet me 2 miliardë lekë. Do të vijohet për të financuar infrastrukturën kombëtare dhe rurale, që do të luajnë rol kyç në zhvillimin ekonomik të vendit.”.

Me rishikim e bërë së fundmi parashikohet që buxheti i shtetit të arkëtojë 713.7 miliardë lekë nga 686.7 miliardë lekë që ishte më parë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!