Rishi Sunak takon presidentin egjiptian, fokusi te situata në Gaza

schedule09:30 - 2 Nëntor, 2023

schedule 09:30 - 2 Nëntor, 2023

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak në një bisedë telefonike me presidentin e Egjiptit, Abdel Fattah al-Sisi diskutoi për situatën në Gaza dhe Lindjen e Mesme.

Në një deklaratë nga zëdhënësi i Zyrës kryeministrore të Britanisë thuhet se Sunak në bisedën me Sisin ka thënë se ka mirëpritur me kënaqësi hapjen e pikës kufitare Rafah për largimin e britanikëve, shtetasve të tjerë dhe të plagosurve palestinezë nga Gaza.

Dy liderët në bisedë diskutuan për punimet urgjente për rritjen e qasjes së ndihmave humanitare në Gaza. Sunak informoi Sisin rreth planit të tyre për një fluturim të dytë të ndihmës nga Britania për të mbështetur punimet e Gjysmëhënës së Kuqe të Egjiptit.

Sunak theksoi se sigurimi i ndihmës jetëshpëtuese dhe arritja e trajtimit mjekësor për civilët përmes të gjitha rrugëve aktuale, përbëjnë përparësinë më të rëndësishme dhe se vendi i tij është i gatshëm të sigurojë më shumë mbështetje.

– Çështja e pengjeve

Në bisedë dy liderët trajtuan edhe përpjekjet diplomatike të zhvilluara me qëllim për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, parandalimin e përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme si dhe për të siguruar paqe dhe mirëqenie afatgjate për popullin e Palestinës.

Ministria e Jashtme britanike njoftoi se grupi i parë i shtetasve britanikë në Gaza kaloi në Egjipt përmes pikës kufitare Rafah. Kryeministri britanik Sunak pas fillimit të konfliktit Izrael-Palestinë, vizitoi Egjiptin më 20 tetor

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!