Riselda Sejdia “djeg” skenën e “T’ka mami yll”, përshëndet bashkëshortin me Vallen e Rugovës

schedule22:32 - 27 Nëntor, 2021

schedule 22:32 - 27 Nëntor, 2021

Koreografja e njohur, Riselda Sejdia ka surprizuar mbrëmjen e sotme të gjithë teleshikuesit e Dance Reality Show “T’ka mami yll”.

Në një moment, ajo është ngritur në skenë dhe ka kërcyer vallen e Rugovës, si një përshëndetje për bashkëshortin e saj, Hajdinin.

Ky kërcim ka qenë vërtetë emocionues. Sakaq, Riselda ka treguar edhe një detaj, që kjo është e vetmja valle që bashkëshorti ja kërkon të kërcejnë në dasma.

“A ka mundësi që unë të çohem aty tani dhe të kërcej me këto dy vajzat? Dua të kërcejë pak vallen e rugovës sepse dua të përshëndes bashkëshortin tim, sepse e ka shumë përzemër, sa herë që jemi të ftuar nëpër dasma, është e vetmja valle që më thotë mua çohu dhe e kërcejmë. Kështu që nëse më lejon, të vij ta përshëndes hajdinin aty”, u shpreh ajo.

Më poshtë mund të ndiqni momentin kur Riselda “djeg” skenën:

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!