Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se ka nisur zbatimin e projektit “Emergjencë për riparimin e nënshtresave dhe shtresave asfaltike në segmentin rrugor Vorë-Ura e Dajlanit”. Duke filluar nga 13.10.2025, do të ketë bllokim të qarkullimit në drejtimin Vorë-Durrës, përkatësisht në këto segmente: Vorë-Maminas, Maminas-Sukth, Sukth-Fllakë, Fllakë-Mbikalimi i Shkozetit, Mbikalimi i Shkozetit-Ura e Dajlanit. Kohëzgjatja e punimeve: 1–2 ditë për çdo segment.
Sugjerohet që për të gjithë përdoruesit e kësaj rruge të përdorin rrugën alternative: Vorë-Maminas-Katër rrugët e Shijakut-Durrës.
Pas përfundimit të punimeve në krahun Vorë-Durrës, do të vijojë puna edhe në krahun tjetër Ura e Dajlanit-Vorë, sipas të njëjtave segmente dhe kohëzgjatje./abcnews.al

