Juristi Rezart Kthupi thotë se rinumërimi i votave duhej bërë, për të pasur transparencë.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, se Sali Berisha, kërkon të fitojë kohë, për të mos dhënë dorëheqjen nga kreu i PD.
“Rinumërimi duhej bërë, transparenca është një e mirë e përbashkët. Procesi i numërimit nuk pati pasoja. Partitë politike nuk kanë besim te numëruesit dhe kanë besim te nnumërimi i KQZ. Berisha kërkon të fitojë kohë, që neni “Basha” të zbatohet sa më largt në kohë. Me rinumërimin, certifikuesi i rezultatit është KQZ. Zgjedhjet ishin ato që ishin, me të mirat dhe të këqijat që kanë. Ajo që i duhet Berishës është kauza, jo përfundimi. Për sa kohë ka një kauzë, e mban në betejë. Zoti Berisha e ka krijuar kauzën e tij. Ky është thelbi i diskutimit. Kauza është që vjedhjet u vodhën, në Shqipëri nuk ka demokraci.”, theksoi ai./abcnews.al