Juristja Brizida Gjikondi thotë se rinumërimi i votave për qarkun e Vlorës, është telenovelë e Sali Berishës.
Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Gjikondi u shpreh se rinumërimi do e nxjerrë bllof Berishën.
“Mendoj se është vazhdim i telenovelës së Berishës. Pa hapjes së kutive të Vlorës, rezultoi një bllof treni bullga. Mendoj se do jetë bllof, nuk do lëvizin mandatet. Nga PS nuk ka pasur rezistencë. Në kuadër të transparencës le ta hapin. Sa për çështjes e Zegjinesë dhe Bardhin, Zegjineja u tregua më burrë. Mund të thuash m’i kanë vjedhur votat, treni bullgar, do rezultojë një bllof, por atij i jep kohë, për të shtyrë përballjen me realitetin dhe rezultatin. Berisha ka ulur Shqipërinë, ka ulur shqiptarët. Në gjuhën e tij ka vrasje, drogë. Ai është agresiv, vëlla vrasës, përçarës. Nuk ka pikë dashurie për Shqipërinë. Dëmi që sjell Berisha është gjigand, për klimën që krijon. Mbars njerëzit, mbars turmat. Për zjedhjet, jam e bindur që nuk e beson askush. Që nga familja e tyre natyrale, politike dhe gjithë shqiptarët, e dinë që Berisha ka hallin e tij personal”, theksoi ajo./abcnews.al