Kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti thotë se rinumërimi i votave në Tiranë, sipas KQZ mund të zgjasë 1 muaj dhe kjo është kohë tmerrsisht e gjatë.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Alimehmeti u shpreh se do presë deri në fund të procesit.
“Partia ka kërkuar. Ky është fat. Ne na është rrëzuar kërkesa. Videot janë momenti i parë, këto janë kuti me një muaj distancë. Unë kam qejf të flas me fakte. Për rinumërimin, ne nuk patëm arsye për të thënë asgjë për dy KZAZ ku numërimi ishte elektronik. Sesi u bë votimi, këtu i kemi diskutuar. Rinumërimi ka qenë i shpejtë, efektiv. Kur futet elementi njerëzor, shtohet kohë tmerrësisht i gjatë. Kosova na jep leksione demokracie, i nxjerr shifrat në kohë të menjëhershme. Ne pse e shtyjmë kaq shumë? Nuk duam mjeshtërlliqe. Shteti dhe demokracia funksionale fillojnë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ku jemi ne? Ne flasim për numërime të thjeshta, KQZ ka ngel. I kërkon numëruesit me shkollë të lartë, do edhe një muaj të mbarojë. 2025, ekzistojnë këto. Nuk ka sisteme që na ndihmojnë në këtë proces? A ka vullnet? Nuk ka. Unë do pres të vazhdojë procesi.”, theksoi ai./abcnews.al