Rinovoi para pak ditësh, oferta rumune “tundon” kapitenin e Tiranës

schedule09:25 - 28 Prill, 2022

schedule 09:25 - 28 Prill, 2022

Erjon Hoxhallari mund të largohet nga Tirana, pasi ka marrë një ofertë nga Rumania ditët e fundit.

Kapiteni i bardhebluve kërkohet nga UTA Arad, sikurse raporton e përditshmja sportive “Panorama Sport”.

Gazeta në fjalë shkruan se Hoxhallari po negocion me presidentin Refik Halili për të bërë këtë lëvizje.

Vetëm pak ditë më parë klubi bardheblu njoftoi se kishte rinovuar me kapitenin, ndërkohë që tani del lajmi se mund të largohet pas një oferte të mirë në aspektin financiar që i kanë bërë rumunët. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!