Rinovimin apo kthimin te Chelsea? Dilema e Interit për Romelu Lukaku

schedule12:48 - 12 Nëntor, 2022

schedule 12:48 - 12 Nëntor, 2022

Inter ka një dilemë të rëndësishme dhe duket i pavendosur për të ardhmen e Romelu Lukakut.

Zikaltërit nuk dinë nëse duhet ta rinovojnë huazimin e tij apo ta kthejnë mbrapsht te Chelsea. Problemet fizike që belgu ka hasur kanë bërë që ai të mos shprehë potencialin e tij në skuadrën e Simone Inzaghit.

Nga pikëpamja ekonomike, një vit tjetër huazimi pa bonuse do të kushtonte ende rreth 21 milionë euro, ku duket se kjo nuk është shumë e favorshme, sidomos duke marrë parasysh se ai ende nuk ka kontribuar për ekipin zikaltër.

Gjithsesi, Inter pret që ai të rikthehet në formën e tij më të mirë fizike dhe teknike, kështu që vendimi të jetë më konkret nga ana e Interit./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!