Rinovimi me Milanin, Tuttosport: Oferta e re më e lartë, por Kessie do 7 milion €

schedule15:09 - 21 Gusht, 2021

schedule 15:09 - 21 Gusht, 2021

Franck Kessie është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Milanit dhe drejtuesit kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës, pasi aktualja i përfundon në qershor 2023.

Tuttosport raporton se bisedimet nuk është se po shkojnë shumë mirë, edhe pse drejtuesit e kuqezinjve e kanë rritur ofertën e tyre për Kessie.

Sipas gazetës me qendër në Torino, pretendimet e menaxherit të mesfushorit janë që të firmosin një marrëveshje sipas të cilës Kessie të përfitojë 7 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!