PSG ka kryer një merkato fantastike deri tani. Klubi francez nuk e ka fituar kurrë trofeun e Champions League, dhe ky sezon shihet si i duhuri për të realizuar ëndrrën e madhe, sidomos pas zbarkimit në kryeqytetin francez të emrave si Leo Messi, Sergio Ramos, Gigio Donnarumma apo Achraf Hakimi.
Trajneri Pochettino dhe tifozët janë të lumtur me goditjet e klubit në merkato, teksa drejtuesit janë fokusuar te rinovimi me Kylian Mbappe. Ylli i sulmit ka edhe një vit kontratë, deri tani ka refuzuar ofertat e PSG-së, teksa Real Madrid po pret ta marrë falas verën e ardhshme.
Nasser Al-Khelaifi nuk është dorëzuar dhe ka përgatitur ofertën e radhës, që e zbulojnë në Francë. Le Sport shkruan se presidenti i PSG-së i ofron 22-vjeçarit francez një rrogë prej 36 milion eurosh në sezon për të rinovuar, pra 1 milion euro më shumë se rroga vjetore e Leo Messit. /abcnews.al