Tifozët e Interit shumë shpejtë mund të gëzohen. Lautaro Martinez është pranë nënshkrimit të kontratës së re, edhe pse aktualja i përfundon më 30 qershor 2023.
Argjentinasi ka spikatur në Serie A dhe Interi ka refuzuar deri në 90 milion euro për kartonin e tij. Ditën e sotme drejtuesit e klubit italian kanë pasur një takim me menaxherin e sulmuesit.
Confirmed #Inter’s bid by €6M/year to #LautaroMartinez to extend his contract until 2026. The argentinian forward would like €7M/year, but Inter are confident to reach an agreement with bonuses. There will be another meeting to try to finalize the deal. #transfers https://t.co/oBc96lZABf
— Nicolò Schira (@NicoSchira) August 18, 2021
Nicolo Schira shkruan se Interi i ka ofruar Martinezit 6 milion euro në sezon, kërkesë që sulmuesi e ka pasur prej kohësh.
Tashmë pretendimet e tij janë rritur dhe kërkon 7 milion euro në sezon, por tek Interi kanë besim se do të arrijnë një marrëveshje përmes bonuseve.
Një tjetër takim pritet të kryhet në ditët në vijim, për të finalizuar nënshkrimin e kontratës së re. /abcnews.al