Rinovimi me Cavanin, United i vjen në ndihmë trajneri i Uruguait

schedule09:59 - 15 Prill, 2021

schedule 09:59 - 15 Prill, 2021

Edinson Cavani firmosi tetorin e kaluar me Manchester United një kontratë deri në fund të sezonit. Deri tani ka shënuar 8 gola (2 asiste) në të gjithë kompeticionet me ekipin anglez.

Trajneri Ole Gunnar Solskjaer e ka shprehur publikisht vlerësimin për “El Matador” dhe dëshirën për të zgjatur me një tjetër vit bashkëpunimin me goleadorin e njohur.

Pavarësisht kësaj, 34-vjeçari nga Uruguai nuk është përshtatur me jetën në ishull, ndjen mall për familjen dhe dëshiron të rikthehet në Amerikën Latine.

 

Cavani dhe Tabarez

“Djajtë e Kuq” nuk janë dorëzuar dhe besojnë se do ia dalin t’i ndryshojnë mendjen sulmuesit të njohur. Një ndihmë u vjen edhe nga Oscar Tabarez, trajneri i kombëtares së Uruguait.

74-vjeçari është përfshirë në këtë çështje dhe gjatë telefonatës që ka kryer me lojtarin i ka këshilluar këtij të fundit që të mos largohet nga futbolli evropian.

Tabarez ka insistuar që Cavani të vijojë të luajë në kontinentin e vjetër për të qenë në formë sa më të mirë për Botërorin Katar 2022, aty ku 2 herë kampionët e botës kanë pretendime të mëdha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!