Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi i munguar, Arteta optimist: Aubameyang e di çfarë planesh kemi!

schedule15:39 - 2 Korrik, 2020

schedule 15:39 - 2 Korrik, 2020

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ka pranuar se dëshira e tij, është që Aubameyang të qëndrojë për një kohë të gjatë. Ylli nga Gaboni shënoi dy gola në sfidën ndaj Norwich, duke shkuar në kuotën e 51 golave në Premier League me fanellën e Arsenalit.

Këtë sezon, Aubameyang ka luajtur 36 sfida me Arsenalin, sfida në të cilat ka shënuar 22 gola dhe ka asistuar 2 herë. “Jam shumë pozitiv në mendim. Ai e di që çfarë po përpiqemi që ne të arrijmë tek Arsenali. Shpresoj që të qëndrojë këtu për një kohë shumë të gjatë”, u shpreh Arteta për Aubamyeang pas fitores 4-0 ndaj Norwich.

Aubameyang iu bashkua “Topçinjve” në janar të 2018-ës nga skuadra e Borussia Dortmund dhe që nga transferimi i tij, ka shkëlqyer. Me Arsenalin, Auba ka luajtur 101 ndeshje, ka shënuar 63 gola dhe ka asistuar 14 herë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!