Rinovimi i Hysajt me Napolit, gazetari italian zbulon skenarin e fundit

schedule22:57 - 17 Janar, 2021

schedule 22:57 - 17 Janar, 2021

Shumë paqartësi ka rreth së ardhmes së Elseid Hysaj. Mbrojtësit i përfundon kontrata me Napolin në fund të sezonit dhe në verë pritet të dalë lojtar i lirë.

Klubi italian dëshiron ta evitojë një gjë të tillë, sidomos pas insistimit të Gennaro Gattusos. Trajneri kalabrez e vlerëson shumë shkodranin, sidomos prej faktit që luan në të dy krahët.

Gazetari i njohur italian, Nicolo Schira raporton se në shkurt do të bisedohet në lidhje me rinovimin e kontratës. Hysaj dhe drejtuesit e Napolit do të bisedojnë qetësisht mes tyre.

Akordi është akoma larg, mes kërkesës së lojtarit dhe ofertës së Napolit ka akoma diferencë, por palët kanë rënë dakord që të zgjidhin gjithçka muajin e ardhshëm. /abcnews.al