Rinovimi i Dybala, pritet një takim mes agjentit të sulmuesit dhe Juventusit

schedule13:30 - 5 Mars, 2022

schedule 13:30 - 5 Mars, 2022

Paulo Dybala do të duhet të gjejë kohë për të menduar për të ardhmen e tij, sepse në pak më pak se katër muaj kontrata e tij me Juventusin do të përfundojë dhe bisedimet e rinovimit të deritanishëm nuk kanë dhënë rezultatet e pritura.

Sipas “Sporetmediaset”, një takim me klubin është në horizont duke qenë se në orët e fundit në Torino ka mbërritur agjenti i Joyas, Jorge Antun , pikërisht sepse në ditët në vijim do të takohet me Arrivabene, Cherubini dhe drejtuesit e Juventusit.

Zbarkimi i agjentit në Torino si dhe dihet pozicioni i Juventusit, i cili e konsideron Dybalan një lojtar të rëndësishëm ku askush nuk dyshon në cilësitë e argjentinasit, por dëmtimet e vazhdueshme  bënë që lojtari të mos luajë rregullisht.

Në tavolinë, në fakt, mbetet 7 milionë euro me kontratë 4-vjeçare. Tani mbetet vetëm të ulen palët në tavolinë dhe të përballemi me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje për të ardhmenb e Dybalas. /f.a/abcnews.al