Portieri i Milanit, Gianluigi Donnarumma, duket se është objektivi kryesor në merkaton e Real Madridit. Galaktikët interesohen për shërbimet e portierit të kombëtares italiane pas paraqitjeve zhgënjyese të Thibaut Courtois. Sipas gazetarit Carlo Pellegatti, madrilenët do të bëjnë gjithçka për ta transferuar Giggion në Madrid.
Ndërkohë nga ana tjetër, klubi kuqezi i ka ofruar rinovimin portierit ditën e martë, por ai nuk ka pranuar menjëherë, siç shkruan ‘Calciomercato.com’. Agjenti i lojtarit, Mino Raiola, është shfaqur ditët e fundit pranë zyrave të klubit milanez për të biseduar për kushtet e rinovimit të kontratës. Momentalisht kontrata e Donnarummës skadon në 2021 dhe Raiola do të kërkojë rritje page deri në 6 milionë € në sezon, diçka që Milani nuk mund t’a përballojë për momentin.
Gazetari Pellegatti e ka çuar më tej misionin e tij, duke postuar një video në ‘Youtube’, ku shpjegon situatën e portierit të Italisë. Ai deklaron në video se një ofertë e majme nga mbërritur në drejtim të Donnarummës, por që është refuzuar fillimisht nga vetë ai pasi dëshira e tij është të vazhdojë të luajë për Milanin. Në ditët në vazhdim pritet që klubi kuqezi ti ofrojë kontratën e re Giggios dhe më pas ai të mari vendimin e tij nëse do ta pranojë apo jo. /abcnews.al