Rinovimi dhe merkato, De Bruyne: Nuk më plas fare nëse vjen Messi apo jo

schedule14:39 - 11 Tetor, 2020

schedule 14:39 - 11 Tetor, 2020

Kevin De Bruyne është një nga mesfushorët më të mirë në planet. Kontrata e belgut me Manchester City përfundon në verën e vitit 2023, teksa pak ditë më parë u përfol se ai ka nisur bisedimet për zgjatjen e saj.

Nga grumbullimi me kombëtaren e tij, 29-vjeçari ka folur hapur rreth kësaj teme dhe jep një koment në lidhje me afrimin e Leo Messit te “Cityzens”, duke mos shfaqur interesim të madh për diçka të tillë.

“Jam shumë i lumtur te City, por nuk kam biseduar fare me klubin në lidhje me rinovimin. S’ia kam idenë se çfarë flasin njerëzit në lidhje me kontratën e re.

Messi? Të jem i sinqertë, nuk më intereson fare. Sigurisht që do të ishte diçka e bukur nëse bashkohet me ne. Aspak problem edhe nëse nuk ndodh, ka plot lojtarë të tjerë shumë të mirë në skuadër me të cilët më pëlqen të luaj”, deklaron De Bruyne. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!