PSG vazhdon garën në kampionat dhe Champions League, teksa drejtuesit e klubit francez po punojnë në lidhje me rinovimin me disa prej lojtarëve kryesorë të skuadrës së Mauricio Pochettinos.
Tifozët presin “blindimin” e Kylian Mbappe dhe Neymar, ndërsa Leonardo ka arritur akordin me Angel Di Maria. Argjentinasi ndodhet në vitin e fundit të kontratës me nënkampionët e Evropës dhe sot ka rinovuar.
??❤️? pic.twitter.com/Jvh6i13fzS
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) March 12, 2021
L’Equipe zbulon edhe detajet në lidhje me rinovimin e 33-vjeçarit latin. Sulmuesi i djathtë ka firmosur për një tjetër vit, por në akordin paraprak është përfshirë opsioni për të qëndruar te PSG edhe për një vit tjetër, pra deri në verën e vitit 2023. /abcnews.al