PSG rinovoi kontratën me Mauricio Pochettinon ditën e djeshme. Bashkëpunimi u zgjat me një tjetër vit dhe trajneri argjentinas do të qëndrojë në stolin e ekipit francez deri në verën e vitit 2023.
Presidenti i PSG-së, Nasser Khelaifi foli pas rinovimit për kanalin zyrtar të klubit, duke theksuar se çfarë ndikoi në konfirmimin e Pochettinos. “Ne jemi të lumtur që Mauricio po vazhdon aventurën e tij brenda familjes PSG.
Ai ka qenë kapiteni i këtij ekipi 20 vjet më parë dhe mishëron vlerat, ambiciet dhe vizionin e klubit për të ardhmen. Me udhëheqjen e Mauricios, ne jemi entuziastë dhe të sigurt për të ardhmen“, theksoi Al-Khelaifi. /abcnews.al