Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rinovimi afër, Neymar plot ambicie: Kam një ëndërr, e realizoj me PSG

schedule18:55 - 4 Shkurt, 2021

schedule 18:55 - 4 Shkurt, 2021

Neymar është bindur për të rinovuar me PSG. Ylli brazilian do të firmosë së shpejti zgjatjen e bashkëpunimit me kampionët e Francës dhe shpreson që sezonin e ardhshëm të jetë sërish shok skuadre me Leo Messin.

Sulmuesi i ekipit të Pochettinos, ka folur rreth objektivave të tij në një prononcim për Daily Mail. “Unë motivohem nga fitoret që kam arritur në karrierën dhe jetën time. E di se çfarë do të thotë të fitosh Champions League.

Dua të luaj një tjetër finale me PSG, jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodhë. E ardhmja? Nuk ia dal të shoh shumë ndeshje të Premier League, por më kanë treguar se atje luhet një futboll shumë fizik, njësoj ndodh edhe në Francë“, deklaron Neymar. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!