Ditën e djeshme, “zikaltërit” e Inter njoftuan nënshkrimet e kontratave të reja, me dy “yjet” e tyre, Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu, respektivisht deri në vitin 2028 me qendërmbrojtësin dhe deri në vititn 2027 me mesfushorin turk.
Pavarësisht njoftimit të firmosjes së kontratës së re, klubi nuk njoftoi se sa do të përfitonin lojtarët nga ky rinovim dhe ditën e sotme, mediat italiane kanë arritur të zbulojnë dhe ndryshimet në pagat e lojtarëve.
Kështu, Bastoni do të ketë një rritje të konsiderueshme, nga 2.8 në 5 milionë euro neto në sezon pa llogaritur këtu bonuset, ndërsa paga e Calhanoglu do të pësojë një rritjet të lehtë, duka shkuar nga 5 në 6 milionë euro neto në sezon. /i.m /abcnews.al