Rinovimi ka ndodhur dhe vetë lojtari e ka konfirmuar diçka të tillë. Blaise Matuidi do të vazhdojë të luajë edhe sezonin e ardhshëm me Juventusin. 32-vjeçarit i përfundonte kontrata në verë, por ai dhe klubi kanë shfrytëzuar një klauzolë.
Në një deklaratë për Sport24, francezi, i cili këtë sezon numëron 1 gol dhe dy asiste të dhuruara në 30 ndeshje të zhvilluara, konfirmon rinovimin dhe tregon se nuk kishte aspak dyshime për këtë fakt.
“Në kontratën time ekzistonte klauzola e rinovimit për një tjetër vit dhe Juventusi e ka ushtruar këtë opsion. Nuk krijova kurrë dyshime për diçka të tillë, ndjej besimin e të gjithëve në këtë klub“, deklaron mesfushori francez. /abcnews.al