Karim Benzema mori shiritin e kapitenit te Real Madrid pas largimit të Sergio Ramos drejt PSG-së. Sulmuesi francez është kthyer në liderin e ekipit të Carlo Ancelottit dhe sezonin e ri në LaLiga e nisi me një dygolësh.
33-vjeçari ka edhe një vit kontratë me “Los Blancos”. AS shkruan se presidenti Perez ka përgatitur rinovimin me një tjetër vit, pra deri në verën e 2023. Benzema është pjesë e skuadrës spanjolle prej verës së vitit 2009.
Ai nuk është shpallur kurrë golashënuesi më i mirë në LaLiga, diçka që tenton ta realizojë këtë sezon, sidomos pas largimit të Leo Messit nga Barcelona. Benzema 281 gola në 560 ndeshje të luajtura me Real Madrid. /abcnews.al