Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Rinovim me kushte, bordi detyron Ten Hag të rregullojë marrëdhëniet me lojtarët

schedule22:16 - 14 Qershor, 2024

schedule 22:16 - 14 Qershor, 2024

Drejtuesit e Manchester United kanë vendosur të vijojnë me holandezin, Erik ten Hag në pankinë, madje tekniku pritet të zgjasë bashkëpunimin me “Djajtë e Kuq” deri në vitin 2027, mirëpo disa kushte duhen plotësuar, me strategun 54-vjeçar, që do ketë më pak fuqi dhe vendimmarrje në merkaton e klubit dhe përforcimet e skuadrës, por jo vetëm.

Ten Hag ka si mision të “ringjallë” disa elementë me shumë potencial, që janë pjesë e klubit, siç është edhe rasti i “fantazistit” të sulmit, Marcus Rashford, si edhe gjithë lojtarët e tjerë që nuk kanë shkëlqyer duhet të rritin rendimentin e tyre.

Pas “ringjalljes” së Rashford vjen çështja Jadon Sancho, me të cilin trajneri ka prishur çdo raport, mirëpo drejtuesit e United do e rikthejnë në skuadër pas huazimit tek Dortmund, pasi e cilësojnë një futbollist me potencial të madh dhe Ten Hag e ka detyrim përmirësimin e raportit me sulmuesin anësor, të cilit duhet t’i marrë maksimumin në aventurën e dytë në “Old Trafford”. /i.m /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!