Rinovim dhe përforcim në mesfushë, Llapi ndër klubet më aktive në merkato

schedule20:36 - 4 Gusht, 2020

schedule 20:36 - 4 Gusht, 2020

Llapi është një ndër klubet dardane më aktive në merkato. Eglantin Gjoni dhe Ardit Peposhi janë prurjet nga Kategoria Superiore, teksa Loris Kikkri është përforcimi për portën.

Klubi nga Podujeva ka bërë dy lëvizje të tjera ditën e sotme. Në fillim u zyrtarizua rinovimi i kontratës me Benjamin Eminin. Mbrojtësi i djathtë, i cili luajti 28 ndeshje dhe shënoi një gol në sezonin e kaluar, është pjesë e Llapit prej vitit 2017.

28-vjeçari dhe do të vijojë të mbrojë fanellën e këtij ekipi edhe për një tjetër vit. Drejtuesit nuk u ndalën me kaq dhe kanë përforcuar krahun e majtë të mesfushës.

Llapi ka arritur akordin me Edon Sadriun, i cili ishte pjesë e Ferizajt në sezonin e fundit (shënoi 4 gola në 16 ndeshje të zhvilluara). 23-vjeçari u prezantua tek ekipi i ri dhe firmosi një kontratë njëvjeçare, me opsionin për një tjetër vit. /abcnews.al