Gjatë mbrëmjes në qarkun Korçë kanë nisur reshjet e borës. Gjatë ditës së sotme mësohet se ato vijojnë me intensitet të ulët. Trashësia e dëborës varijon nga 5 cm në zonat fushore, deri në 15 cm në pjesët malorë si në rrugën e Dardhës.
Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese për mirëmbajtje dimërore, pastrime e kriposje.
Mësohet gjithashtu se probleme në rrugë nuk ka. sb/abcnews.al/