Në qytetin e Peshkopisë kanë nisur sërish reshjet e dëborës. Ndërkohë prej disa ditësh zona e Dibrës vijon të ketë probleme me energjinë elektrike, për shkak të dëborës, ndërsa rrugët e disa fshatrave të thellë kanë probleme me qarkullimin në rrugë rurale.
Ndërkohë sipas MeteoAlb, ditën e sotme në vend do të ketë një rënie të temperaturave. Ndërkohë është parashikuar që moti të përmirësohet dhe gradualisht të ngrohet, nga dita e enjte dhe në vazhdim. E.L /abcnews.al/