Rinisin punimet në Rrugën e Kombit

schedule12:49 - 2 Prill, 2018

schedule 12:49 - 2 Prill, 2018

Konçensionari nuk ka vonuar dhe ka rinisur punimet për ndërtimin e një terminali të ri, por edhe për ringritjen e atij që u shkatërruar gjatë protestës së shtunë.

Nuk vonuan dhe nxorrën punëtorët e makineritë në terren. Dy ditë pas protestës, koncesionarët e Rrugës së kombit, po rindërtojnë terminalin ku do të paguhet tarifa.

Çdo gjë e djegur dhe e dëmtuar do të rikthehet ashtu siç ishte para shkatërrimit. Mjete, makineri të rënda e shumë punëtorë po punojnë në dy krahët.

Jo vetëm po ringrihet  terminali i mëparshëm, por edhe terminali i ri . Gjashtë sportelet do të shërbejnë vetëm për sensin e lëvizjes drejt Tiranës.

Kurse i riu për të cilin tashmë ka nisur puna do të shërbejë për mjetet që levizinin në sensin e kundërt, pra drejt Kukësit e Kosovës.

Zyrtarisht firma ende nuk ka folur për ate që ka ndodhur. Por  inxhinierët jashtë kamerave thonë se kanë marrë urdhër për ritme të shpejta që terminalet të vihen sa më parë në funksion. Prej aty do të mblidhet tarifa e udhëtarëve që do të përshkojnë Rrugën e Kombit.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!