Rinisin bisedimet e rinovimit, Bayerni tenton “blindimin” e një titullari

schedule09:37 - 6 Gusht, 2021

schedule 09:37 - 6 Gusht, 2021

Rikthehet qetësia te Bayern Munchen. Bisedimet në lidhje me rinovimin e Leon Goretzka ishin bllokuar.

Mesfushori ka edhe një vit kontratë me klubin bavarez, që i trembet një tjetër rasti David Alaba.

Kampionët e Gjermanisë nuk kanë ndërmend të humbasin 26-vjeçarin me parametra zero verën e ardhshme.

 

Leon Goretzka

Bild shkruan se pas disa ditëve të tensionuara, gjatë së cilave Goretzka ka refuzuar dy oferta të Bayernit, kanë rinisur bisedimet mes palëve.

Lojtari kërkon një rritje të konsiderueshme rroge. Optimizmi në lidhje me rinovimin deri në 2025 është shtuar.

Pas zgjatjes së bashkëpunimit me Joshua Kimmich, drejtuesit e Bayernit po tentojnë të “blindojnë” edhe Goretzka. /abcnews.al