Ka rinisur këtë mëngjes puna për shembjen e hotel “Lubjana” në zonën e plazhit në Durrës. Ndërtesa e lartë u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit nis dje shembjen e saj por puna u ndërpre për shkak të errësirës.
Gazetari Andi Qosja raporton nga Durrësi për abcnews.al, ndërsa bën me dije se shembja e godinës ka nisur me përforcime, me mjete të tonazhit të rëndë.
Hotel “Lubjana” ndodhet shumë pranë godinave të tjera duke u kthyer në një rrezik të madh për to, dhe në këto kushte është dashur një ndërhyrje më e specializuar krahasur me ndërhyrjet e tjera duke marrë 24 orë për shembjen.
Ndërkohë dje IKMT shembi edhe “Vila Verde”, po ashtu e dëmtuar nga tërmeti dhe përbënte rrezikshmëri.
Deri më tani në Durrës janë shembur 12 ndërtesa të shkatërruara./abcnews.al

