Rreth 2 muaj pas mbylljes së aktivitetit dyqanet e veshjeve, këpucëve dhe mobiljeve kanë rinisur punën.
Por duket se urdhri i qeverisë për hapjen e bllokut të bizneseve nuk e ka bindur shumicën prej tyre të rikthehen në punë.
Gjatë një vëzhgimi të bërë në rrugën “Myslylm Shyri” në Tiranë, e cila njihet si një nga zonat me numër më të madh dyqanesh veshjesh në kryeqytet, duket se vetëm 1 në tre dyqane kanë zgjedhur të rikthehen në punë.
Shumë prej dyqaneve e kanë nisur ditën me rregullimin e mallit dhe me pastrimin e dyqaneve. Tashmë, janë hapur edhe dyqanet e lodrave për fëmijë .
“Ne i kemi mbyllur në mars dhe sot është dita e parë që po e hapi9m”, shprehet ajo.
Tregtarët janë shumë pesimistë ndërsa shprehen se mbyllja e aktivitetit i ka shkaktuar shumë humbje financiare dhe një pjesë e mallit i ka mbetur stok.
Lista e dyqaneve që hapen
-Dyqanet e veshjeve
-Dyqanet e tekstileve
-Dyqanet e këpucëve dhe artikujve prej lëkure
-Dyqanet që tregtojnë mobilie
-Dyqanet që tregtojnë pajisje të ndriçimit
-Dyqanet të artikujve shtëpiakë
-Dyqanet e luleve dhe bimëve
-Dyqanet e kafshëve të shtëpisë dhe ushqimit të tyre
-Dyqanet e pajisjeve elektronike
-Dyqanet e lodrave për fëmijë
-Dyqanet e pajisjeve sportive