Rinis puna në Klinikën e Fertilitetit Hygeia, shërbimi ofrohet duke zbatuar të gjitha masat kundër COVID-19

schedule15:25 - 15 Maj, 2020

schedule 15:25 - 15 Maj, 2020

Klinika e Fertilitetit Hygeia, është një mundësi më shumë për çiftet që përballen me problemet e infertilitetit. Pas ndërprejes së punës për shkak të pandemisë Dr. Otilja Dekovi Obstetër-Gjinekologe, specialiste për Infertilitetin sqaron se tashmë nën rregulla të forta klinika e infertilitetit ka rinisur punën për të gjithë ata pacientë që kërkojnë  një trajtim të specializuar.

“Klinika e infertilitetit në Spitalin Hygeia, vazhdon të punojë rregullisht, vazhdojmë të shohim pacientët tanë. Bëjmë çdo ditë konsulta.Kemi respektuar dhe vazhdojmë të respektojmë të gjitha rregullat duke filluar nga distancimi social. Mos prezenca e shumë njerëzve brenda në konsultë”, sqaroi Dekovi.

Ekspertiza e lartë mjekësore, përkushtimi dhe profesionalizmi i ofruar nga stafi i mjekëve specialist  grekë dhe shqiptarë, me një eksperiencë të gjerë ndërkombëtare (mbi 20 vjet) në fushën e infertilitetit, të asistuar  edhe  nga aparaturat dhe laboratorët nga më bashkëkohorët në treg, bëjnë të mundur realizimin me sukses të çdo procedure të aplikuar. 75% e çifteve të trajtuara  në klinikën e fertiliteti Hygeia arrijnë të finalizojnë me sukses përpjekjet e tyre në shtatzëni.

“Në momentet e para ne kemi bërë një ndërprerje të procedurave në bazë të udhëzimeve të organizmave ndërkombëtarë që japin këshillat për trajtimin e infertilitetit. Gjithmonë kemi dhënë konsultat tona deri sa është qartësuar situata dhe janë bërë të qarta rregullat në bazë të cilave ne duhet të veprojmë”, u shpreh ajo.

Përgjatë gjithë muajit maj për të gjithë të interesuarit, klinika e fertilitetit ofron paketën e kontrollit në çift prej 5000 lekë. /abcnews.al