Pas katër muajsh ndërprerje për shkak të pandemisë por edhe protestave transporti publik urban ka filluar punën këtë mëngjes në Tiranë.
Gazetari Maksi Rama ka vëzhguar nga afër situatën në një nga linjat e autobusëve-urbanë në Tiranë.
Nga pamjet shihet se numri i qytetarëve që përdorin transportin është i konsiderueshëm.
Faturino thotë për Abc News se ka edhe nga ata qytetarë që tentojnë të futen pa maskë, por ata i paralajmërojnë se duhet të zbatojnë urdhrin.
“Ka pasagjerë që kanë tentuar të futen pa maskë. Ne thjeshtë i paralajmërojnë duke u thënë që nuk lejohen të futen. Janë ankuar për kondicioner por është urdhër dhe nuk lejohet”, shprehet ai.
Ndërkaq, ende nuk ka një abone mujore për qytetarët dhe pritet që të dalë brenda pak ditësh. /abcnews.al