Rinis në Kushtetuese seanca për shkarkimin e Metës

schedule17:35 - 1 Shkurt, 2022

schedule 17:35 - 1 Shkurt, 2022

Ka rinisur në Gjykatën Kushtetuese seanca në të cilën diskutohet shkarkimi i kreut të shtetit Ilir Meta. Ashtu siç ishte paralajmëruar, Meta nuk merr pjesë në këtë seancë dhe përfaqësohet nga Këshilltari i tij Ligjor, Bledar Dervishaj dhe Drejtoresha Juridike, Katrin Treska.

Gjatë seancës së mbajtur në pjesën e parë të ditës së sotme, Dervishaj paraqiti një kërkesë parapake, sipas së cilës, secili prej anëtarëve të Gjykatës duhet të shqyrtonte mundësinë e dorëheqjes.

Dervishaj renditi një seri faktesh dhe rrethanash që, sipas tij, vënë në dyshim paanësinë e trupës gjykuese dhe gjykimin me objektivitet të çështjes.

“Presidenti ka humbur tërësisht besimin te kjo trupë, e cila nuk garanton procesin e rregullt ligjor dhe as paanshmërinë e saj”, u shpreh ai.

Po ashtu, ai saktësoi se nëse kërkesa për dorëheqje nuk do të merrej në konsideratë, atëherë ai kërkonte përjashtimin e të gjithë trupës.

Kujtojmë se nisma e mazhorancës për shkarkimin e presidentit Meta, u vu në lëvizje pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare ndërsa argumenti ishte se kreu i shtetit kishte shkelur rëndë Kushtetutën para dhe gjatë procesit zgjedhor.

Pjesë nga diskutimet

Dervishi: Veprimi i autorizimit nga Kryetari i Kuvendit paraqit një tjetër shqetësim për Presidentin e Republikës dhe gjykata duhet ta ketë parasysh në shqyrtimin e themelit të çështjes për fakt se Kuvendi, mos gabofsha, e ka zgjedhur si ekspert të pavarur gjatë procesit të hetimit parlamentar. Kjo është një provë tjetër se sa i pavarur ka qenë Kuvendi, sa politike ka qenë iniciative në këtë proces të iniciuar, të vlerësuar ligjërish nga komisioni i ligjeve më pas nga ajo strukturë e konsideruar hetimor. Kjo është dëshmi e radhës që i gjithë procesi hetimor ndaj presidentit, kjo i vë vulë anashmërisë shkeljes së kushtetutës, shkeljes së parimeve themelore të shtetit të së drejtës, procesit të rregullti ligjor. Pra nuk ka listë të parime që nuk është shkelur.

Bushka: Zoti Erind Mërkuri ka qenë ekspert ligjor gjatë procesit të hetimit në Kuvendin e Shqipërisë dhe është marrë si ekspert të së drejtës konsitucionalsitëve sa i përket çështjes së të drejtës. Nuk është shprehur mbi vendimarrjen e Kuvendit dhe sot nën natyrën e autorizimit që ka është vetëm për të bërë komente mbi pyetjet. Ne nuk mendojmë se jemi në kushtet e anshëmrisë. Nuk ka aludime për çështje pavarësie apo qëndrime të njëanshme në këtë proces.

Merkuri: Thirrja e tij është e deytyeshme. Kuvendi ka detyrim të thërrasë presidentin. Por thënë kjo, Kuvendi nuk është i lidhur të presë Presidentin.

Bushka: Është pa diskutim një detyrim, njoftimi për të marrë pjesë në këtë seancë, ashtu si edhe kërkesa për procesin e një kërkesë për shkarkimin e republikës të trajtohet me seriozitet. Detyrim është ta bëjë këtë njoftim brenda objektivitet, por nga ana tjetër procesi duhet të ecë. Është një kërkesë serioze dhe nuk duhet të mbarojë këtu. I janë ofruar mundësitë presidentit për të qenë në Komisionin e Ligjeve. Po t’i referohemi edhe kërkesave të presidentit për të marrë pjesë në Komisionin e Ligjeve.

Mërkuri: Nuk është qartë pse presidenti nuk përcaktoi një përfaqësues në këtë rast, nisur edhe nga serioziteti i çështjes. (Prania në komisionin e ligjeve). /abcnews.al/