Gazetari i ABC News, Andon Kello thotë se kreu i PD, Sali Berisha ishte i përgatitur për humbjen e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.
Në një intervistë për “Ora e Fundit”, Kello u shpreh se askush në PD nuk kërkon largimin e Sali Berishës, nga drejtimi i kësaj force politike.
“I vetmi i përgatitur për humbjen, ishte kreu i PD, Sali Berisha. Është fytyra e vetme e PD në këto dy javë. Sigurisht, rezultati është pranuar. Të paktë janë ata që besojnë ato që thotë Berisha. Humbja është pranuar, janë 300 mijë vota diferencë me PS. Demokratët dhe lidershipi i PD, e dinë shumë mirë që me 500 mijë vota, nuk mund të jesh forcë qeverisëse. Sot nuk ka asnjë zë që të dalë dhe të thotë që të japë dorëheqjen Sali Berisha”, theksoi ai./abcnews.al