Një nga antarët e grupit të famshëm The Beatles do marrë titullin “kalorës” nga mbretëresha Elizabetë. Bëhet fjalë për bateristin Ringo Starr, sot 77 vjeç, që do nderohet për kontributin e tij në muzikë dhe bamirësi.
Një nga legjendat e gjalla të muzikës rrok dhe ish anëtar i grupit të famshëm “The Beatles” pritet të marrë titullin e kalorësit nga mbretëresha Elizabete e Britanisë së Madhe. Bëhet fjalë për bateristin Ringo Star, anëtarin 77 vjeçar të grupit, që bëhet kështu i dyti që merr titullin “Sir”, pas kolegut të tij Paul McCartney, që e mori në vitin 1997.
Eshtë gazeta britanike The Sun që ka publikuar këtë lajm, duke bërë të ditur se Ringo kishte vite që shpresonte të merrte një nderim të tillë, por kishte hequr dorë, deri kur pak javë më parë i erdhi letra njoftuese nga pallati mbretëror, duke e lumturuar pa masë.
Po sipas The Sun, titulli kalorës do i jepet Ringo Starit për shërbimet e tij në muzikë dhe bamirësi. Njoftimi për titull do i jepet formalisht javën e ardhshme me rastin e vitit të ri.
Emri i vërtetë i Ringo Star është Richard Starkey dhe ai e mori baterinë e tij të parë në moshën 17 vjeçare si dhuratë Krishtlindjesh. Brenda 5 vitesh ai u bë pjesë e bandës më të madhe muzikore në botë, “The Beatles”./abcnews.al