“Ringjallje e shovinizmit serb”, Prenkaj: Serbia, përgjegjëse e vetme e masakrës në Srebrenicë

schedule16:27 - 23 Maj, 2024

schedule 16:27 - 23 Maj, 2024

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë këtë të enjte  projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Draft-rezoluta ka për qëllim të shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Ambasadori Alebert Prenkaj në një intervistë për “Balkan Update” tha se Serbia po mohon gjenocidin në Srebrenicë. Më tej shtroi se ka një ringjallje të shovinizmit sere.

“Dua të them që kemi një ringjallje e shovinizmit serb. Në të kundërt të preambulës së sotme që do të nxjerrë në pah një gjenocid të ndodhur në vitin 1995, vende të cilat do të votojnë kundër, do të mbajnë përgjegjësi morale dhe historike. Në Srebenicë në vitin 1995 ka ndodhur gjenocidi, janë dënuar njerëz për krim ndaj popullatës boshnjake, myslimane. Në këtë rezolutë nuk përmendet përgjegjësia kolektive e Serbisë. Shteti Serb ka përgjegjësi shtetërore dhe morale.

Serbia e udhëhequr nga Vuçiç përpiqet që të relativizojë krimet e bëra nga makineria serbe dhe tërheqjen e përgjegjësisë shtetërore serbe, duke u fshehur te populli dhe kjo për të ruajtur hegjemoninë serbe. Serbia është përgjegjëse e vetme e masakrës në Srebenicë.”, tha ai.

Kreu i Republika Sprskas në Bosnje e Hercegovinë, Milorad Dodik mblodhi në një takim të jashtëzakonshëm Asamblenë Kombëtare, një ditë pas bisedës kokë më kokë që ai pati me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Në lidhje me këtë Prenkaj tha se “Kërcënimi i Dodik është prekje e kursit. Forcat euroatlantike do të tregon ë gatishmëri për të lejuar apo një veprim të tillë. Gjer më tani qëndrimi i Perëndimit është ruajtja e Bosnjës. Fatkeqësisht marrëveshja e Dejtonit, presidentja e solli pjesën e përkohshme dhe më një qëndrueshmëri relative. Shohim ndërhyrjet e Rusisë. Në anën tjetër kemi Serbinë që për 12 vite është lejuar të forcohet, e cila tashmë ka ndërtuar atë qe e dimë që është ‘bota serbe’, që ka zëvendësuar Serbinë e Madhe.” /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!