Rindërtohet në 3D kampi famëkeq i Maliqit

schedule16:30 - 23 Shkurt, 2021

schedule 16:30 - 23 Shkurt, 2021

Nga Leontina Nika

Në 30 vite demokraci , bilanci i politikës me të shkuarën , rezulton negativë. asnjë kamp internimi, apo pune , nuk u kthye në muze .

Mungesën e tyre, Insituti i  Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, po përpiqet ta përmbush me krijimin e muzeve  virtual.

Luljeta Lleshana tregon vështirësinë e rikrijimit, te 4 kampeve  në Maliq kombinuar me filmin, pasi gjurmët e vendit janë zhdukur e bashke me to edhe dokumente, por fatmirësisht mbledhja e dëshmive të gjalla i ka ndihmuar për ta rindërtuar. Madje edhe dy prej tre dëshmitarëve ne kampet e Maliqit nuk jetojnë më.

“Gjatë kërkimeve tona doli që kanë qen ë tre kampe të tillë. Kampet masive filluan në vitin 1948 dhe zgjatën deri në 1951. Nuk ka dokument të kampeve”, thotë ajo.

Megjithëse Insituti, filloi punë vonë, në 2011 ka arritur të  mbledhë mbi 360 orë dëshmi, thekson Lleshanaku.

Filmi dokumentar “Muzeu Virtual i Kampeve të Maliqit”, shfaqet ne kuadër te ditëve të kujtesës  dhe më pas do të  shkoi edhe në shkolla të ndryshme të kryeqytetit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!