“Rindërtimi” shtyn investimet në lagjet 7 dhe 8 të Durrësit

schedule15:59 - 8 Tetor, 2021

schedule 15:59 - 8 Tetor, 2021

Nga Leonidha Musaj

Bashkia e Durrësit ka lënë pas dore shërbimet imediate siç është infrastruktura rrugore.

Segmente rrugore që lidhin lagjet 7 dhe 8 shumë pranë qendrës së qytetit të janë amortizuar. Rrugë të pashtruara, me gropa, pa ndriçim dhe pa sinjalistikë. Automjentet dhe këmbësorët lëvizin me vështirësi.

“Kush ka mirë të kaloj në këtë rrugë. Taksat i paguajmë dhe rrugët nuk rregullohen.”

“Unë nuk shoh sa herë pengohem bie.”

“Ja tani u pengua. Jam operuar rashë në puseta këtu e shkela me këmbë dhe rashë. Kur vjen na merr vajza i është prishur makina dy herë.”

“Investimet janë bërë kur kam qenë fëmijë në vitin 2005. Ta bësh çdo ditë me makinë këtë rrugë dhe kur ka shi se vërshojnë e ujwrat është e vështirë. S’ka as trotuarë.”

Sfidë me vete është kur duhet të kalojnë në këto rrugë me foshnjat në karrocë.

“Kur kalojmë me karroca na kalojnë gurrë prej makinave po ju çahet koka kalamajve. Rruga s’po shtrohet dhe s’po shtrohet, puseta kanë shpërthyer në rrugë. Po marrim fund në këtë lagje. Drita jo kemi frikë se të kapin natën prej fytit dhe të marrin varsen.”

Bashkia e Durrësit këtë vit kishte parashikuar rikonstruksionit e këtyre rrugëve, bëri gati dhe projketin. Por siç duket nga pamjet asgjë s’ka ndryshuar. Burime nga bashkia thanë për abc se reabilitimi i tyre është shtyrë për vitin tjetër. Me arsyetimin se në vëmendje është strehimi I familjeve të dëmtuara nga tërmeti. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!