Rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit, Kikia: Një plagë që do të kullojë gjatë

schedule12:01 - 10 Dhjetor, 2019

schedule 12:01 - 10 Dhjetor, 2019

Në studion e “ABC News” me Juli Xhokaxhi Mentor Kikia ka folur edhe për tërmetin i cili tronditi vendin. Kikia theksoi se tani është e rëndësishme të vendoset se çfarë do të bëhet pas këtij tërmeti. Duhet menjëherë të merren masa dhe të ketë një mirëmenxhaim të situatës për shkak se shumë banorë janë ende në çadra.

Ky tërmet duhet të shërbente për të vënë vizën e kuqe, shumë projekte janë firmosur pa u bërë verifikime, tha Kikia.

“Papërgjegjshmnëria ka prodhuar kosto të mëdha ekonomike si në vepra publike po ashtu edhe në vepra private. Shqiptarët të etur për shtëpi punën e emigracionit e vendosën në ndërtimin e banesave. Këto shtëpi janë mashtrim i ralitetit shqiptar, edhe sot e kësaj ditë ata thonë duam një shtëpi për të futur kokën dhe bukë për të mbajtur shpirtin”, u shpreh Kikia.

Nuk mund të pretendojmë se tani që ra tërmeti politika shqiptare do të bëhët më e mirë. Tragjeditë sa të rënda për shoqërinë shfrytëzohen edhe politikisht.

Ai theksoi se tërmeti do të jetë edhe argumenti i luftës politike.

Një takim Rama – Basha do të ishte një lajm përtej tërmetit, nëse Basha do të ishte përgjigjur ftesës së kryeministrit nuk do të përbënte një lajm.

“Është një situatë ku gjen argumenta edhe për ta justifikuar vendimin e Bashës, takimi nuk do prodhonte rezultate për të mirën e të prekurve nga tërmeti”, u shpreh Kikia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!