Këtë të shtunë, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një konferencë mbi sportin si motorin e zhvillimit në Thumanën, e cila dikur u shkatërrua nga tërmeti dhe tani është rindërtuar.
Gjatë fjalës së tij, ai u shpreh se për rindërtimin e Thumanës u bashkuan shumë forca, ndërsa vlerësoi bashkëpunimin me fondacionin Firdeus.
Sakaq, Rama ka theksuar se në fillim shumë persona ishin mosbesues, por që tani janë duke e parë nga afër zhvillimin.
“Mosbesimi ishte total dhe t’ju thoshe atyre që do i bëj të gjitha, do i bëj më mirë, ishte si t’i thoshe do i bëj të gjiitha, po hajde tani dëgjoni dhe ca rrena. Edhe një ndër gjërat që ju thash atyre që diskutuam atë natë se njeri kishte një merak për fushën, i thash do bëj më shumë fusha. Edhe u bën gjërat, por sepse u bashkuan shumë forca. Unë nuk mund të rri pa e përmendur Fondacionin ‘Shqiptarët për Shqiptarët’, se është edhe Iliri këtu, Ilir Hoxholli, që i ka ndjetur mbi kokë projektit për realizimin e shtëpive individuale aty. Kemi qenë në kontakt kemi qarë hallet, se njerëzit nganjëherë bëhen të vështirë. Ishte edhe program strehimi social, por në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit..
Në fund rezultati ishte i kënaqshëm për njerëzit, por nuk është i kënaqshëm për ne. Sepse për ne tani e rëndësishme si ta mbajmë gjallë dhe si ta kthejmë në një traditë këtë që po bëjmë sot. Si ta bëjmë të gjithë këtë kompleks, një kompleks që jetohet në mënyrë të vazhdueshme, që jetohet jo vetëm për aktivitetin sportiv nga fëmijët në mënyrë spontane, por dhe në mënyrë të organizuar nga të tjerët.”, u shpreh ai./abcnews.al