Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Rindërtimi në Laç/ Përfundojnë 117 apartamente, banorët marrin çelësat para Vitit të Ri

schedule13:20 - 15 Nëntor, 2025

schedule 13:20 - 15 Nëntor, 2025

Festat e fundit të vitit do ti gjejnë 117 familje në Laç në  apartamentet e reja ndërtuar si pjesë e projektit të rindërtimit.

“Ne fund te vitit do te marrin celësa dhe do gëzojnë  shtëpitë e reja.  I kam inspektuar ndërtimet e reja, janë punime me cilësi të mirë, me shumë shërbime qe nuk ishin më parë”, shprehet inxhinieri.

Tërmeti I nëntorit të vitit 2019 dëmtoi shumë banesa e  la pa strehë  qindra familje.   522 prej tyre janë sistemuar në pallatet e ndërtuara me ndihmën e qeverisë turke në këtë lagje të re të qytetit.

“Deri tani jemi të kënaqur, kam dhome e kuzhinë . Kam dy dhoma e kuzhine, shume e kënaqur jam”, thonë banorët.

“Me kushtet qe kemi pas me kushtet qe janë  është shume me mire. Une jam e kënaqur, dhome e kuzhine me gjithë plakun”, thotë një tjetër banore.

Gjithashtu një plan investimesh është hartuar nga bashkia dhe pritet te zbatohet në qytet.

“Duke qene pjese e projekteve të bashkisë, hap pas hapi do sistemohet me tej qyteti, rrugicat  rrugët kryesore te lagjes,  bashkia  ka hartuar liste projektesh te rrugëve me te ardhurat e veta, kap zonat me te dendura … nga qeveria do ketë investime te tjera .. investime që  nuk janë investuar ne Kurbin me dhjetëra  vite bashke”, shpjegon inxhinieri.

Ndërkohë përmbytjet pritet të mos jenë më problem në Laç pasi kanali I madh kullues në qendër të qytetit sipas bashkisë është drejt përfundimit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!