Rindërtimi, Ahmetaj: 27 mijë familje përfitojnë nga grantet e rikonstruksionit

schedule13:43 - 29 Shtator, 2020

schedule 13:43 - 29 Shtator, 2020

Në një konferencë për shtyp nga Kryeministria, ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj foli për programin e rindërtimit.

Mes të tjerash Ahmetaj bëri prezantimin e programit, ndërsa  janë 6 kantiere të mëdha ndërtimi në zonat e prekura nga tërneti i 26 nëntorit, të vitit të kaluar. Sipas Ahmetajt janë 27 mijë familje që përfitojnë më pak se 1 milion dollarë brenda tetorit.

Po ashtu, ministri theksoi se “5 Maji” dhe Kombinati do të kthehen në zona të reja banimi. Ahmetaj shtoi se janë 175 kompani të angazhuara në procesin e rindërtimit.

“Viti aktual ka 34 miliard lekë. Kemi një prezantim se në të gjithë financimin e programit të rindërtimit, sipas njësive zbatuese, për të parë si janë ndarë.

Në detaje te grantet e rikonstruksionit ua kam sjellë bashki më bashki. Janë 27 mijë familje që përfitojnë më pak se 1 milion dollarë brenda tetorit. Deri më sot janë lidhur kontrata, 20 381 familje.

Dje unë firmosa me qeverinë sllovake për Pezë-Helmës, e paralajmëruam opozitën që është marrë përsipër nga qeveria sllovake, por opozita doli bllof.

 Jam në konsultim me fondin e  Abudabit për të filluar në tetor 2000 aparamnette që ka marrë përsipër.

Në Tiranë kemi 92 objekte kolektive. Tek infrastruktura ka 6 kantiere. “5 Maji do të kthehet në një zonë të re banimi. E njëjta gjë ndodh edhe me Kombinatin.

Janë 175 kompani të angazhuara në procesin e rindërtimit. Janë të prokuruara rreth 80 milion dollarë”, deklaroi ai. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!